Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Antoneli arrin fitoren e fitoreve/ Piloti i ri italian niset nga vendi numër 19, del i pari në Monza

schedule11:08 - 7 Shtator, 2026

schedule 11:08 - 7 Shtator, 2026

Historia u shkrua në pistën legjendare, madje ishin disa faqe.

Italia mund të jetë krenare se një pilot i saj fiton Çmimin e Madh pikërisht të Italisë në Monza, pas plot 60 viteve, dhe madje çfarë fitoreje ishte kjo.

Kimi Antoneli u nis nga vendi i 19-të, i dënuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për shkak të ndryshimeve në motorin e makinës së tij Mercedes, por mori udhëheqjen që në xhiron e 18-të dhe e kaloi I pari vijën e finishit.

Një triumf i tillë tepër rrallë është arritur në Formula 1, edhe nga legjenda si Fangio, Sena, Prost, Shumaher, Hamilton apo Verstapen. Në 1966, Ludoviko Skarfioti kishte qenë i fundit që ia kishte dalë nga italianët, dhe tifozët në autodrom u lumturuan pa masë.

Gjatë gjithë fundjavës ishin 400 000 njerëz që ndoqën Çmimin e Madh, dhe I vetmi pikëllim mbeti që Antoneli ishte me Mercedesin gjerman, jo me Ferrarin si Skarfioti 60 vjet më parë.

Ndoshta, edhe “kokëkuqja” do t’ia dalë përsëri një ditë. Skuadra italiane u paraqit dobët, pasi Leklerk pësoi aksident, por fatmirësisht pa pasoja, dhe u duk se gaboi me strategjinë e Ljuis Hamiltonit.

Shtatë herë kampioni I botës doli vetëm në vend të gjashtë. Të vetmit që luftuan ishin Antoneli, Xhorxh Rasëll si dhe 4 herë kampioni Maks Verstapen. Parakalimet ishin pa fund dhe Kimi bëri plot 25 të tilla derisa e mbylli në vend të parë.

Tashmë, ai ka 7 fitore këtë sezon, 7 fitoret e tij të para në karrierë në Formula 1, dhe kryeson renditjen e Botërorit me 267 pikë ndaj 201 të shokut të skuadrës, Rasëll. Për skuadra, Mercedes ka vendosur dominimin me 468 pikë ndaj 346 të Ferrarit. Çmimi i Madh i radhës është ai Spanjës në Barcelonë në 13 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!