Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari

schedule08:43 - 7 Shtator, 2026

schedule 08:43 - 7 Shtator, 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën Levan-Tepelenë, pranë mbikalimit të Levanit.

Dy automjete, një Benz dhe një Audi, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Audi”, Dashamir Beca, 55 vjeç.

Në spital janë dërguar tre pasagjerë, si edhe drejtuesi i automjetit “Benz”. Sipas informacionit të disponueshëm, drejtuesi i “Benz”-it është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!