Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shkodër/ Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt, flakët u afrohen banesave

schedule14:09 - 6 Shtator, 2026

schedule 14:09 - 6 Shtator, 2026

Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit, në njësinë Postrribë, dhe në kodrat e Bardhajve, në njësinë Rrethina, të Bashkisë Shkodër.

Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.

Në Bardhaj, zjarri, për shkak të erës dhe terrenit të vështirë për ndërhyrje, ka përparuar drejt banesave. Një nga banorët e zonës shprehet se i janë dëmtuar ullishtet dhe makineritë e punës.

Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga reparti i Vau-Dejës, si dhe një helikopter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!