Policia ka bllokuar qarkullimin në bypass-in Himarës, për shkak të situatës së krijuar nga zjarri që vijon të përhapet në zonë.
Në këtë segment rrugor lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet zjarrfikëse dhe ato të emergjencës, ndërsa mjetet e tjera nuk lejohen të kalojnë.
Masa është marrë për të garantuar sigurinë në zonë dhe për t’u krijuar mundësi forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të emergjencës që të ndërhyjnë pa pengesa në terren.
Ndërkohë, situata vijon të jetë e rënduar për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve./abcnews.al


