Pesë persona janë arrestuar në Vlorë, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim, pas ngjarjes ku u kërcënua me armë dhe u dhunua Biznesmeni Vasil Bedinaj pronari i një hoteli në Radhimë, duke i kërkuar 5 milionë euro.
Në pranga kanë rënë Luan Muça, Klaudio Lleshaj, Mandrit Lleshaj, Blerim Heta dhe Angjelo Breshani.KY I FUNDIT truproje i Vasil Bedinajt ka qënë pjesë e uniformave blu, sipas burimeve rezulton se në shtator të vitit 2022 I është bere nje atentat në Vlorë.
Pas denoncimit, Policia ngriti pika kontrolli në Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.
Gjatë ndjekjes, një Range Rover me tre prej të dyshuarve doli nga rruga në Urën e Peshkëpisë. Dy prej tyre mbetën të dëmtuar, ndërsa në automjet Policia gjeti një pistoletë dhe 16 fishekë.
Në Fier u ndalua një tjetër automjet, ku u gjetën tre fishekë pistolete, ndërsa në bypass-in e Vlorës u gjet i djegur një Audi A8, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Policia ka shpallur në kërkim edhe 6 persona, po kerkon dhe 4 automjete qe dyshohet se u perdoren nga te perfshiret ne ngjarje.
Konflikti mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça ndodhi paraditen e se enjtesne zonën e Radhimës në Vlorë.
Abc neës ka siguruar dhe pamjet ku nga 8 makina luksoze dalin 15 persona, një pjesë të armatosur, dhe mësyjnë një resort në Rradhimës në Vlorë.
Luan Muça, , bashkë me mbi 15 njerëzi të tij sulet drejt resortit te Vasil Bedinaj. Pronarin e resortit e gjejnë të ulur në restorantin e biznesit të tij, ndërsa këto janë pamje kur të armatosurit me pistoleta e rrethojnë Bedinajn.
Policia thotë se vijon ende punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

