Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Real “fluturon” me Mbappe/ Francezi shënon tre gola, madrilenët mundën 4-1 Sociedad

schedule11:56 - 27 Gusht, 2026

schedule 11:56 - 27 Gusht, 2026

E përditshmja “Marka” pati ndoshta titullin më të goditur.

Gazeta e madhe e kryeqytetit spanjoll e krahasoi talentin e madh të Realit, Kilian Mbape, me dominuesin e çiklizmit, Tadej Pogaçar.

Ylli nga Sllovenia po dominon Vueltën e Spanjës pasi triumfoi në Turin e Francës, ndërsa sulmuesi “merenges” e tregoi menjëherë veten në La Ligë, pasi fitoi Këpucën e Artë me Francën në Kupën e Botës.

Shënoi 3 gola në fitoren 3-1 në javën e dytë të kampionatit ndaj Sociedadit në “Santiago Bernabeu”.

Baskët bënë rezistencë të fortë, por klasi ofensiv i ekipit të Zhoze Murinjos nuk mund të përballohej.

Mbape tundi rrjetën në minutat me zero prapa, në të 40-ën, 60-ën dhe 80-ën, dhe një herë realizoi edhe Vinisius.

Sociedad barazoi përkohësisht me kroatin Luka Suçiç.

Diferenca në tapet ishte e madhe, padyshim në talent, edhe pse zotërimi I topit ishte thuajse I barabartë.

Gjithsesi, sa herë madrilenët kapnin topin ishin të rrezikshëm, dhe jo më kot bënë 20 gjuajtje, nga të cilat gjysma në kuadrat, kundrejt vetëm 3 të miqve.

Në fushë, Murinjo pati ata që deshi që nga Kurtua, Damfris, Konate, Bernardo Silva, Valverde, Arda Gyler, Belingham, Vinisius e Mbape.

Pas pushimit, hynë edhe emra si Kukureja, Brahim Diaz dhe Diomande.

Reali ka 6 pikë të plota në dy ndeshje, pretendent për titull, dhe Mbape është kandidati numër 1 për Këpucën e Atë në Spanjë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!