Zhgënjimin padyshim që e kishte të pamasë. Një yll si Kilian Mbape, kapiten i Francës që doli nënkampione e botës në 2022 në Katar, e që cilësohet si pasardhësi më i denjë i legjendave Mesi e Ronaldo, nuk mund ta kalojë lehtë dështimin në këtë Botëror.
Eliminimi nga Spanja në gjysmëfinale dhemb shumë, dhe sulmuesi nuk mundi ta fitonte as Topin e Artë si futbollisti më i mirë i këtij turneu. Gjithsesi, fitoi Këpucën e Artë, dhe pikërisht kur vjen puna te golat, ai është ndër më të fortët.
Jo më kot, e mbylli sezonin me 50 rrjeta në 50 ndeshje për Realin dhe kombëtaren. Jo më kot fitoi Këpucën e Artë të La Ligës së Spanjës me 25 rrjeta, më përpara sesa të Kupës së Botës.
Po ashtu, Mbape doli Këpucë e Artë I Championsit duke shënuar plot 15 herë, ndonëse madrilenët u eliminuan që në çerekfinale nga Bajerni.
E vetmja Këpucë e Artë që nuk fitoi ishte ajo e Europës, pasi e kaloi kapiteni i Anglisë, dhe ylli I Bajernit, Harri Kejn.
Gjithsesi, zhgënjimi mbetet I madh, pasi përtej rrjetave pa fund, Mbape nuk fitoi dot asnjë titull këtë edicion, as në Champions, në La Ligë dhe në Botëror./abcnews.al



