Një konflikt mes dy shitësve të biletave për anijet turistike është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, dy personat, të cilët ushtrojnë aktivitetin e shitjes së biletave për turet turistike me anije, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Gjatë përplasjes, Edmond Gorishova dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thominin, duke e plagosur.
I dëmtuari është transportuar për në Spitalin e Vlorës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është konstatuar se plaga ishte sipërfaqësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin e ngjarjes.


