Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Vlorë/ Policia: Ka qenë aksidental, u shkaktua nga djegia e prizës elektrike

schedule09:19 - 16 Gusht, 2026

schedule 09:19 - 16 Gusht, 2026

VLORË- Një zjarr ka përfshirë një hotel në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, rreth orës 04:05 të mëngjesit. Si pasojë e flakëve janë lënduar 6 pushues, 5 prej të cilëve janë shtetas të Kosovës dhe një tjetër nga Rrësheni.

Sipas Policisë së Vlorës, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë. Dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Ndërkohë, një tjetër i lënduar po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale.



Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental. Sipas policisë, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!