Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

ABC News siguron pamjet/ Momenti kur zjarri nis në lokalin e Lungomares dhe përhapet në hotel

schedule08:01 - 16 Gusht, 2026

schedule 08:01 - 16 Gusht, 2026

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, në të cilën ndodhet edhe një hotel.

Abc News ka siguruar momentin kur flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.

Si pasojë e zjarrit, gjashtë persona (pesë shqiptarë nga Kosova dhe një nga Rrësheni) kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.



Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një pushues tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!