Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lurë, luftë me flakët/ Hapja e korridoreve pengoi afrimin e zjarreve te banesat

schedule11:35 - 15 Gusht, 2026

schedule 11:35 - 15 Gusht, 2026

Në Lurë  hapja e korridoreve ka penguar përparimin e flakëve drejt banesave.  Megjithkëtë  kjo mbetët vatra e zjarrit më problematike në të gjithë vendin.  Për shuarjen e saj  të shtunën  zjarrfikësit po mbështeten nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë air tractor.

Në Krujë   ndërhyrja nga ajri dhe toka   ka  arritur të  normalizoi situatën në  tre zonat e cilësuara më shqetësuese.  Në Abaze ku  flakët u riaktivizuan pasditen e të premtes  vatra është izoluar.  Ndërsa në Zidoll  pranë fshatit Halilaj   po punohet për fikjen e plotë të zjarrit.  Pranë kurorës së pishave në Bojë  dy  vatrat e vogla po  mbahen në kotroll nga forcat zjarrfikëse.

Operacioni  për shuarjen e flakëve po vijon dhe mbi tunelet e Qafë Mollës në Dajt.  2 helikopetër po hedhin ujë nga ajri në vatrën aktive. Ndërsa  në priskë Farkë dhe zonën përreth  zjarri është vënë në kontroll.



Ndërsa  në Qafë Helmes , Bulqizë  Selishtë nuk raportohet rrezik për  banesat ndërkohë po punohet nga toka për izolimin e zjarrit.

Edhe në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar plotësisht  vatrat e mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit.

Nga  35 vatra zjarri të  raportuara në 24 orët e fundit ministria e Mbrojtjes thotë se  8 mbeten aktive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!