Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gushti shton turizmin/ Nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra shqiptarë dhe emigrantë hyjnë nga Morina

schedule08:53 - 15 Gusht, 2026

schedule 08:53 - 15 Gusht, 2026

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe mjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Gjatë gjithë kohës është punuar me procedurën e thjeshtuar të kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, herë pas here, fluksi i lartë i mjeteve ka krijuar kolona të gjata, deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Një pjesë e qytetarëve të Kosovës, pasi kanë kaluar pushimet, po kthehen përmes portit të Durrësit dhe pikave të kalimit kufitar në Morinë dhe Han të Hotit, drejt shteteve ku jetojnë e punojnë. Ndërsa të tjerë po udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë për të kaluar fundjavën apo ditët e mbetura të kësaj vere.



Fluksi i lartë i mjeteve dhe qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Shqipërinë është ndjerë pothuajse çdo ditë të javës, por më të ngarkuara mbeten ditët e fundjavës, me një mesatare ditore që i kalon 35 mijë shtetas në hyrje dhe pothuajse të njëjtin numër në dalje nga territori i Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!