Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti në Indonezi, të paktën 20 viktima/ Pamjet gjatë momentit të lëkundjeve

schedule08:18 - 15 Gusht, 2026

schedule 08:18 - 15 Gusht, 2026

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi herët të shtunën ishullin Flores në Indonezi, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti u regjistrua në orën 04:58 me kohën lokale dhe pati një thellësi prej rreth 15 kilometrash, sipas agjencisë indoneziane të meteorologjisë dhe gjeofizikës. Epiqendra ndodhej në det, në veri të ishullit Flores, rreth 68 kilometra nga qyteti i Ende.

Tërmeti shkaktoi dhjetëra pasgoditje, ndërsa ndërtesa, banesa dhe objekte të tjera u dëmtuan ose u shembën. Në disa zona janë raportuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike, probleme me komunikimin dhe rrëshqitje dherash, të cilat po vështirësojnë operacionet e shpëtimit.



Pas lëkundjes së fuqishme, autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami, duke u kërkuar banorëve të zonave bregdetare të largoheshin drejt vendeve më të larta. Paralajmërimi u hoq rreth tre orë më vonë, pasi u regjistruan dallgë cunami me lartësi nën një metër në disa zona.

Rreth 2 mijë banorë në zonën e Nagekeos u evakuuan, ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të arrijnë edhe në zonat më pranë epiqendrës, ku rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e tokës.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, një nga zonat më aktive sizmike në botë, ku tërmetet dhe aktiviteti vullkanik janë të shpeshta.

C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631″>

View this post on Instagram

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

b

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!