Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Helikopterë dhe efektivë vijojnë “luftën” me flakët/ Nufi: Situata në monitorim të vazhdueshëm

schedule18:11 - 14 Gusht, 2026

schedule 18:11 - 14 Gusht, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për situatën e zjarreve që vijojnë prej disa ditësh në disa zona të vendit. Forcat e Armatosura thotvijojnë operacionet për përballimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

Sipas Nufit, në Lurë, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat apo jetën e njerëzve.

Në Dajt janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa në Abaze të Krujës po operojnë 32 efektivë, mjete zjarrfikëse, ambulancë dhe një helikopter.



Në Bulqizë, situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për banorët. Ministri Nufi theksoi se situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.

Postimi i ministrit të Mbrojtjes: 

Vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

👉 LURË – Në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

👉 DAJT – 2 helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar për fikjen e zjarrit. Nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.

👉 ABAZE, KRUJË – 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

👉 BULQIZË – 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit.

#NëShërbim 🇦🇱

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!