Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vazhdojnë zjarret në Lurë/ Dy avionë Air Tractor hedhin ujë për shuarjen e flakëve

schedule12:49 - 14 Gusht, 2026

schedule 12:49 - 14 Gusht, 2026

2 avionë air tractor  po  ndërhyjnë  nga ajri duke ndihmuar  zjarrfikësit  nga toka  për shuarjen e flakëve  në parkun kombëtar të Lurës.

Pas dy ditësh operacionesh   është arritur të shmanget  rreziku   I flakëve pranë banesave.

Megjithkëtë  kjo është vatra më problematike  ku  vijon dhe  angazhimi më I madh.



Në  periferi të Tiranës gjithashtu është larguar rreziku nga  banesat, por  përshkak të përhapjes që morën flakët dhe  terrenit të vështirë  vatra në në  zonën Priskë – Gurrë- Farkë – Lundër  nuk është shuar plotësisht.  Helikopterët po punojnë për neutralizimin e saj.

Ndërsa ajo në  Selitë të Dajtit  u izolua paraditen e të premtes pas dy ditësh punë  intensive   nga ajri  pasi zjarrfikësit  e patën  të pamundur të ndërhynin në rrugë tokësore.

Në lagjen  Abaze në Krujë  me ndërhyrjen nga ajri të një dite me parë është arritur  që  zjarri të vihet në kontroll.  Ndërsa në  Bojë, Krastë dhe Halil nuk ka më vatra aktive.

Aktualisht ministria e mbrojtjes thotë se  po punohet për shuarjen e flakëve në 11 vatra aktive ndërsa 4 po  mbahen në kontroll dhe 3 po monitorohen për një riaktivizim të flakëve.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në fshatrat Dardhë , Lugaxhi dhe Shalës të Elbasanit ,në një terren pyjor në qafën e helmës në bulqizë,  në një terren të vështirë në Nëmërçkë e Dhëmbel të  Përmetit dhe në Tropojë.

Në Moravë situata eshte nen control. Gjtihashtu dhe në  dhrovjan te Finiqit. Ndërsa  në  Rrencë  dhe Goraj-Budishtë  të Shkodrës  flakët po shkojnë drejt izolimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!