Shqipëria i tërheq shqiptarët e Kosovës jo vetëm për bregdetin. Shumë prej tyre gjejnë mënyra të ndryshme për të pushuar.
Grupe të apasionuarish pas peshkimit vijnë çdo fundjavë pranë liqenit të Kukësit.
Si ky grup peshkatarësh amatorë, të cilët po ngrenë çadrat për të kaluar edhe natën pranë liqenit.
Një aventurë që, thonë, mbetej ëndërr vite të shkuara.
Liqeni i Kukësit është njëri prej ujëmbledhësve me sasi të konsiderueshme peshku të llojeve të ndryshme.
Megjithatë, me një menaxhim më të mirë të vijës liqenore, do të shtohej më tej ajo./abcnews.al



