Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Mollaj. Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të plagosurit janë drejtuesi i njërit prej mjeteve, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre, të cilat udhëtonin në të njëjtin automjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al


