Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kosova reagon për Zelensky/ Prishtina heq flamurin ukrainas

schedule15:30 - 9 Gusht, 2026

schedule 15:30 - 9 Gusht, 2026

Deklarata e bërë në Beograd nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se qëndrimi i Kievit zyrtar për të mos njohur Kosovën nuk ka ndryshuar, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Prishtinës zyrtare.

Përparim Rama, kryetari i Komunës së Prishtinës, reagoi këtë të diel, duke urdhëruar heqjen e flamurit ukrainas me mbishkrimin “Liri për Ukrainën”, flamur ky i vendosur në kryeqytetin e Kosovës.

Rama shkroi në një postim në Facebook se shteti i Kosovës duhet të respektohet, pasi kur diçka e tillë nuk ndodh, do të ketë gjithmonë reagim edhe të kryeqytetit që ai drejton. Rama shkroi se populli i Kosovës gjithmonë solidarizohet me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe përsekutim, sepse “e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”.



Ndaj deklaratës së Presidentit ukrainas reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë i kujtoi Zelenskyt se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është mbështetur nga të gjitha ato vende që sot po ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj për liri.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së

Z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd para se të bëheshe president!

Për informacionin tuaj, lexo në vijim ngjarjet që demantojnë deklaratën tuaj, e që janë mbështetur nga të gjitha shtetet që po mbështesin përpjekjet tuaja për t’i dhënë fund pushtimit rus:

  1. Pas luftës së zhvilluar në vitet 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga sundimi dhe regjimi opresiv i Serbisë.
  2. Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e ndërmarrë nga forcat serbe.
  3. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj. Deri më sot, pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së.
  4. Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor, ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!