Një vrasje ka ndodhur në lagjen 14 në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një viktimë rreth moshës 20 vjeç. Për kryerjen e krimit dyshohet të jetë përdorur një armë zjarri kallashnikov.
Pas vrasjes, autori është arratisur. Autori e ka ndjekur viktimën. Viktima është fshehur në hyrjen e një apartamenti. Autori e ka gjetur dhe e ka ekzekutuar me kallashnikov.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.


