Zjarri që ka përfshirë zonën pyjore të Drenies vijon të mbetet me intensitet të lartë.
Reparti zjarrfikës i Patosit është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa forcat e angazhuara në terren, së bashku me helikopterët, kanë përqendruar ndërhyrjen në zonat e Ngraçanit dhe Rribanit, ku po punohet për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Operacioni po zhvillohet në koordinim me strukturat përgjegjëse, ndërsa situata vijon të ndiqet nga afër./abcnews.al


