Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Korriku, muaji me fluksin më të lartë/ 138 mijë pasagjerë në Qafë Bota dhe Porti i Sarandës

schedule22:48 - 3 Gusht, 2026

schedule 22:48 - 3 Gusht, 2026

Muaji korrik ka shënuar fluksin më të lartë të lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe Terminalin e Trageteve në Portin e Sarandës, me gjithsej 138 mijë e 189 pasagjerë në hyrje dhe dalje.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjithë muajit strukturat kufitare dhe terminali kanë operuar me kapacitet të plotë, në bashkëpunim me agjencitë private, duke përballuar fluksin e lartë pa vonesa dhe pa problematika.

Daljet kanë përbërë pjesën më të madhe të lëvizjeve, me 71 mijë e 61 pasagjerë, ndërsa në hyrje janë regjistruar 67 mijë e 128 persona.



Për sa i përket mjeteve, gjatë korrikut kanë hyrë në vend 18 mijë e 640 automjete, ndërsa kanë dalë 19 mijë e 642.

Nga pasagjerët që kanë hyrë në Shqipëri, 28 mijë e 910 kanë qenë shtetas shqiptarë dhe 38 mijë e 218 shtetas të huaj. Ndërkohë, në dalje janë regjistruar 31 mijë e 15 shtetas shqiptarë dhe 40 mijë e 46 shtetas të huaj.

Muaji korrik ka qenë periudha me intensitetin më të lartë të sezonit turistik deri tani, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe gjatë javëve të ardhshme të gushtit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!