Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dosja SASPAC/ GJKKO liron nga qelia Ermal Kurtulaj, i zbut masën e sigurisë në arrest shtëpie

schedule15:36 - 30 Korrik, 2026

schedule 15:36 - 30 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, duke e liruar nga qelia dhe caktuar ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga Kurtulaj, pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se edhe ish-ministri Ilir Beqaj, njëherazi ish-drejtor i SASPAC, pritet t’i drejtohet GJKKO-së me një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!