Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ushtria digjitale e Vetëvendosjes/ Zogjani: Kurti nuk ka mbajtur qëndrim sepse e di saktë burimin

schedule17:34 - 27 Korrik, 2026

schedule 17:34 - 27 Korrik, 2026

Analisti Jeton Zogjani deklaroi se, sipas tij, “ushtria digjitale” e Vetëvendosjes i ka nisur aktivitetet e saj para vitit 2018 dhe se ato janë intensifikuar ndër vite.

Zogjani shtoi se personat që, sipas pretendimeve të tij, qëndrojnë pas këtyre sulmeve janë identifikuar dhe është e ditur se nga kush mbështeten. Ai përmendi edhe emra konkretë, ndërsa tha se kryeministri Kurti nuk ka mbajtur qëndrim për këtë çështje, pasi, sipas tij, e di burimin e këtyre sulmeve.

Sipas Zogjanit, disa figura publike janë bërë objekt i fyerjeve dhe linçimeve në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se, nëse nuk merren masa, situata mund të përshkallëzohet dhe të kalojë në rrafshin individual.



“Lincimet kanë nisur që para vitit 2018 dhe janë intensifikuar, na kanë ofenduar fëmijë, gra, nëna dhe të vdekur. Kjo është një metodë e re që po aplikohet në Kosovë.

Janë dekonspiruar dhe janë zbuluar ku dhe kush janë dhe mbështetjen e kujt kanë. Lule Gjeli ose Gent Prokshi, janë ofruar dhe lokalizuar dhe kanë mbështetjen. Kurti nuk ka mbajtur qëndrim sepse e di saktë ku e kanë burimin. Krasniqi, një prej tyre që ka pajisur “sobën” ku linçohen njerëz, është i Vetëvendosjes. Janë targetuar disa figura, të cilat shahen dhe fyhen, dhe nëse nuk merren masa do të sjellë një situatë të pakëndshme, kalon në rrafshin individual.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!