ROSKOVEC- Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Vidhisht të Roskovecit, një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç.
Sipas policisë, i riu ka plagosur edhe ish-vjehrrën, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



