Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Infantino, një “meme” botërore/ FIFA po sulmohet nga shumë anë për shkak të presidentit

schedule13:53 - 23 Korrik, 2026

schedule 13:53 - 23 Korrik, 2026

Duhej të kishte qenë apogjeu i tij.

Infantino vazhdon të jetë presidenti i paprekshëm i FIFA-s, njeriu që ishte në krye të organizimit të atij që u quajt si Botërori më i madh i historisë, e për më tepër, edhe mik i njeriut më të fuqishëm në planet sot për sot, presidentit amerikan, Donald Tramp.

Gjithsesi, duket se zvicerani nuk jeton ditët më të mira të karrierës. Dyshimet dhe akuzat ishin të shumta se ai dhe organizata që ai drejton favorizuan Argjentinën, që nga mosdhënia e kartonit të kuq për Mesin, tek polemikat në sfidën ndaj Brazilit, apo kartoni i kuq i dhënë kundër Zvicrës.



Jo më pak peshuan akuzat pas finales kur arbitri Vincic dhe ndihmësit e tij lejuan lojën e rëndë të argjentinasve dhe I anuluan një gol Spanjës që u duk I rregullt.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i La Ligës së Spanjës, Havier Tebas, kërkoi që Infantino të jepte dorëheqjen, lajm të cilit I bëjnë jehonë edhe televizione në Shtetet e Bashkuara.

Edhe ish-presidenti i FIFA-s, Zep Blater, akuzon pasardhësin e tij se ëhstë bërë rob i luftërave politike, duke theksuar heqjen e kartonit të kuq për futbollistin amerikan, Balogun.

Gjithsesi, në rrjet nuk po tregohet mëshirë, edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale. Video të ndryshme tallëse qarkullojnë sikur Infantino ia rrëmbeu Spanjës trofeun e Kupës së Botës, duke mos dashur që t’ia jepte.

Po ashtu, krijohet skena sikur Lionel Mesi I bërtet bosit të FIFA-s në ceremoninë e medaljeve, i zemëruar që nuk bëri sa duhet që Argjentina të fitonte. Gjithsesi, videoja në të cilën Infantino duket I mërzitur për golin e Spanjës në finale është autentike dhe flet jo pak. Sidoqoftë, FIFA dhe presidenti I saj e shohin gotën gjysmë plot dhe po mendojnë madje për një Botëror me 64 skuadra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!