Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria firmos akordet “Artemis”/ Bëhet pjesë e marrëveshjeve Artemis për eksplorimin e hapësirës

schedule19:06 - 22 Shtator, 2026

schedule 19:06 - 22 Shtator, 2026

Shqipëria i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës. Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga NASA dhe Shtetet e Bashkuara, u nënshkruan nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në selinë qendrore të NASA-s në Uashington.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të NASA-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministri Hoxha e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke e lidhur anëtarësimin me besimin te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Hoxha theksoi gjithashtu se ky hap i jep një dimension të ri partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, veçanërisht në fushën e inovacionit dhe progresit teknologjik

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!