Në Kinë po shfaqet një treg i ri: njerëzit po licencojnë imazhin dhe fytyrën e tyre për përdorim në drama, reklama dhe videolojëra të krijuara me inteligjencë artificiale.
Sipas raportimeve, disa marrëveshje për përdorimin e fytyrës mund të arrijnë deri në 1.4 milionë juanë (180 mijë euro), në varësi të mënyrës së përdorimit dhe kohëzgjatjes së licencës.
Me zhvillimin e avatarëve të AI dhe personazheve digjitale, kompanitë po kërkojnë fytyra reale për t’i bërë këto përmbajtje më të besueshme dhe më njerëzore.
Ky treg i ri po krijon mundësi të reja për të fituar para nga identiteti digjital, por njëkohësisht ngre pikëpyetje për pëlqimin, pronësinë dhe mënyrën se si mund të përdoret imazhi i një personi në përmbajtjet e krijuara nga AI.

