Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

schedule12:13 - 23 Korrik, 2026

schedule 12:13 - 23 Korrik, 2026

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës, duke theksuar se sulmet ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit janë të papranueshme dhe përbëjnë sulm ndaj vetë shtetit.

Duke folur për mediat, jashtë Kuvendit, Balla deklaroi gjithashtu se, sipas tij, mes personave që organizojnë dhunën në protesta ka individë të lidhur me shërbime të huaja, duke përmendur me emër Dritan Goxhajn, për të cilin pretendoi se është “shërbëtor i shërbimit iranian”.

“Nuk mund të tolerohet dhuna dhe çdo person që godet Policinë e Shtetit, godet vetë shtetin. Nuk di që veza të çajë kokën e një punonjësi të Policisë. Në pamjet që ju vetë mediat i keni, dhe ju e dini fare mirë, nuk bëhet vetëm me vezë, por këtu bëhet fjalë për akte dhune barbare.



Përpjekjet për ta kthyer mbrapsht Shqipërinë në skena dhune si në1997 nuk do të kenë sukses. I gjithë synimi është të dëmtohet turizmi dhe ekonomia e vendit. E gjithë kjo dhunë është pengim në ushtrimin e detyrës dhe kjo është vepër tjetër penale.

Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët i kanë identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë turizmin dhe ekonominë e vendit. Unë i kam nxjerr me emra, Dritan Goxhaj, i cili është shërbëtori i shërbimit iranian”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!