Sondazh

 

Tiranë/ U kap me granata dhe tritol, arrestohet 52-vjeçari me precedent penal

schedule09:57 - 20 Korrik, 2026

schedule 09:57 - 20 Korrik, 2026

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte lëndë plasëse dhe municione luftarake me qëllim shitjen e tyre.

Operacioni policor i koduar “Porosia” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Sipas Policisë, në rrugën “Kastriotët” u vu në pranga shtetasi me inicialet P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili ka precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.



Gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, efektivët sekuestruan 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me dy fitila dhe dy kapsolla detonatore të gatshme për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Policia bën me dije se ndërhyrja u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa dyshohet se 52-vjeçari po i transportonte këto lëndë me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!