Tërmeti në Alaskë, tërhiqet alarmi për cunami në SHBA dhe Kanada

schedule21:07 - 23 Janar, 2018

schedule 21:07 - 23 Janar, 2018

Rreziku për cunami që alarmoi banorët në brigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë ka rezultuar i rremë. Specialistët kanë konstatuar se tërmeti i rënë në Alaskë, që mund të vinte në lëvizje ujërat, nuk ishte agresiv.

Meteorologët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë anuluar alarmin për cunami që flitej se do të godiste brigjet e dy vendeve, pas një tërmeti të verifikuar në Gjirin e Alaskës. Autoritetet përgjegjëse kanë bërë me dije se alarmet u tërhoqën pasi informacionet shtesë dhe analizat e fundit kufizuan ndjeshëm përmasat e rrezikut. Sidoqoftë, një epërsi e vogël dallgësh u verifikua në Alaskë, e shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7.9 ballë, me epiqendër në lokalitetin Kodiak.

Por pavarësisht tërheqjes së alarmit për cunami, autoritetet në San Francisko paralajmëruan banorët që të qëndrojnë larg zonave bregdetare për 12 orë dhe të mos vizitojnë molet, për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar.

Ndërkohë, në Alaskë mësimi në disa shkolla mbeti i pezulluar. Si tërmeti edhe cunami mund të kishin pasur pasoja shkatërruese, por dy faktorë ndihmuan në minimizimin e dëmeve. Së pari, tërmeti u lokalizua jashtë ujit, duke shmangur lëvizjen masive detare që do të dëmtonte infrastrukturën tokësore. Së dyti, lëkundja sizmike ishte më tepër e karakterit horizontal, ka deklaruar meteorologu Dave Hennen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!