Sondazh

 

Pengmarje në “Prestige Resort”/ Arrestohen 5 punonjës të resortit në pronësi të Irfan Hysenbelliut

schedule12:02 - 19 Korrik, 2026

schedule 12:02 - 19 Korrik, 2026

GOLEM- 5 persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë mbajtur peng brenda ambienteve të resortit ‘Prestige Resort’ në Golem për disa orë punonjës të Tatimeve.

Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli. Mbi administratorin e resortit dhe 4 punonjësit rëndon vepra penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Sipas policisë 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, një ditë më parë kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për disa kohëpunonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.



Sipas burimeve nga policia pasi punonjwsit e tatimeve kanë shkuar pranë biznesit për të kryer verifikimet ata janw futur në një prej zyrave nga 5 të arrestuarit dhe janë mbajtur për disa orë.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës. Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për zbardhjen e plotë të rastit ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!