Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

schedule12:39 - 18 Korrik, 2026

schedule 12:39 - 18 Korrik, 2026

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë  traditat  muzikore të vendeve të tyre.

Edicioni I dytë I festivalit ndërkombëtar të bandave  synon  të promovojë Korçën si një destinacion të rëndësishmë të turizmit kulturor.

Banda e Forcave të Armatosura  interpretoi në qytetin ku u hodhën themelet e orkestrës së parë të shtetit shqiptar.



Orkestra e Kotorrit, një nga më të vjetrat në Ballkan e cila mori pjesë për herë të parë  solli  një repertor me marshime, muzikë klasike dhe kolona zanore filmash.

“Këtë vit ne festojmë 184 vjetorin. Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Jemi të kënaqur.”

Ndersa artistet  nga  Italia vleresuan  mikepritjen e qytetit.

” Përgëzime të gjithë qytetit sepse është vërtet një mikpritje fantastike. Jeni të mrekullueshëm! Faleminderit pafund për mikpritjen.”

Paradat e orkestrave dhe  muzika e zgjedhur  kanë sjellë një atmosferë tē veçantë në Korçë  duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!