Atletico Madrid ka fituar me shumë vështirësi 2-1 përballë Levantes, një sfidë e cila u luftuar deri në fund. Mesfushori Enis Bardhi pati mundësinë të barazonte shifrat në sekondat e fundit, por portieri Jan Oblak bëri një pritje të shkëlqyer.
Correa dhe Felipe arritën të shënonin për Atleticon që në pjesën e parë të takimit, ndërsa Roger barazoi provizorisht për Levanten. Edhe pse në pjesën e dytë, rastet ishin të shumta, golat e shënuar që në pjesën e parë ishin të vetmit në këtë sfidë.
Të besuarit e Diego Simeones ngjiten në vend të tretë në La Liga, me 35 pikë, ndërsa Levante mbetet për momentin në vendin e nëntë, me 26 pikë./abcnews.al
Oblak #1 goalkeeper in the world, but yall aint ready for that conversation yet pic.twitter.com/outQkMFI7X
— 7 (@atIetihoe) January 4, 2020