Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli rikthen në burg Ilir Selmanin, lihet në fuqi dënimi me 28 vite burg

schedule09:17 - 17 Korrik, 2026

schedule 09:17 - 17 Korrik, 2026

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko.

Çështja u rigjykua në Apelin e Posaçëm pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë.

Me vendimin e dhënë, Ilir Selmani do të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin me 28 vite burg, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.



Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më19 qershor, ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Selmanin.  Apeli i GJKKO-së caktoi masën “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që ai të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë nën mbikëqyrje të policisë gjyqësore.

Selmani ishte dënuar më 16 nëntor 2023 nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 28 vite burg për vrasjen e ish-policit, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sipas vendimit të atëhershëm të gjykatës, Selmani (pjesë e grupit të njohur si “Klani Duka”), së bashku me një person tjetër kishte mbajtur nën vëzhgim Malkon para vrasjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!