Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Apeli i Posaçëm lë në “arrest shtëpie” Ilir Selmanin, ndihmoi autorët e vrasjes

schedule14:20 - 19 Qershor, 2026

schedule 14:20 - 19 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për të pandehurin Ilir Selmani, i dyshuar për ndihmë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Në vendimin e shpallur sot, më 19 qershor 2026, trupi gjykues i përbërë nga Dritan Hasani, Arber Çela dhe Miranda Andoni vendosi pranimin e kërkesës, duke konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit ndaj Selmanit, i cili më herët mbahej në masën “arrest në burg”.

Gjykata caktoi për të pandehurin masën e re të sigurimit “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale, duke e detyruar të mos largohet nga banesa e tij në Tiranë dhe duke vendosur mbikëqyrje të vazhdueshme nga policia gjyqësore.



Në vendim urdhërohet gjithashtu lirimi i menjëhershëm i Ilir Selmanit nga ambientet e paraburgimit dhe shoqërimi i tij drejt banesës për ekzekutimin e masës së re të sigurisë.

Gjykata ngarkon prokurorinë dhe policinë gjyqësore me zbatimin dhe monitorimin e vendimit, ndërsa palët kanë të drejtë të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi.

“Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi me anë të mbikëqyrjes së pandërprerë të qëndrimit në banesë të të pandehurit I.S. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.S dhe shoqërimi i tij për në banesë”, thuhet në disponimin e Gjykatës së Apelit.

 

Ilir Selmani është i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e cila vijon të jetë në proces gjyqësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!