Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hotelet plot nga Ksamili në Velipojë”/ Hila: Shqipëria mbetet një destinacion i lirë

schedule14:26 - 15 Korrik, 2026

schedule 14:26 - 15 Korrik, 2026

Shqipëria ndodhet në pikun e sezonit turistik, me struktura akomoduese pothuajse të mbushura plot nga Ksamili deri në Velipojë dhe me një vëmendje të shtuar nga mediat ndërkombëtare.

I ftuar në “Money Report”, operatori turistik Aneo Hila theksoi se vendi mbetet një destinacion i lirë dhe në zhvillim, me parashikime mjaft pozitive që shtrihen deri në fund të shtatorit.

Sidoqoftë, ai bëri thirrje për kujdes të shtuar ndaj cilësisë së ujërave, duke e konsideruar këtë pikë si të panegociueshme për ecurinë e turizmit vendas. Ndër të tjera, Hila këshilloi menaxherët dhe restorantet që të tregohen të matur me çmimet, në mënyrë që të përshtaten më mirë me mundësitë financiare të pushuesve.



“Jemi në pikun e sezonit. Hotelet duke filluar nga Ksamili deri në Velipojë, janë pothuajse plot. Kjo është diçka shumë e mirë. Ka shumë revista ndërkombëtare që e kanë vënë Shqipërinë në një nga destinacionet më të mira të Mesdheut. Ne duhet të bëjmë shumë kujdes për të ngritur cilësinë e ujërave. Kjo duhet të jetë e panegociueshme.

Kemi ankesa të vazhdueshme për çmimeve, menaxherët ose restorantet duhet të kenë kujdes me çmimet. Jo të gjithë kanë mundësi për të paguar faturat 50 euro e sipër. Bizneset duhet të jenë të kujdesshëm për të profilizuar veten kundrejt atyre që u shërbejnë. Shqipëria është një destinacion i lirë. Jemi dhe duhet të konsiderohemi si një destinacion në zhvillim.

Megjithatë kemi një sërë sfidash që shoqërojnë këtë sezon turistik, janë bërë çdo vit investime e rregullime. Ka një ngritje të tregjeve, me vendet e tjera. Parashikimi është që edhe gjatë shtatorit, vendi do të jetë sërish plot. Ne presim që edhe shtatori të jetë goxha intensiv”, tha operatori turistik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!