Durrsakët që po jetojnë në hotele pas tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë tregojnë se ende nuk kanë parë me sy paratë e bounsit dhe nuk e quajnë të drejtë që të kërkojnë banesa me qira dhe pasi të bëjnë kontratën me qiradhënësin të marrin shumën e caktuar nga qeveria. Atyre ju janë lënë dhe 30 ditë afat për të lënë hotelet.
“Që të lëvizim ne duhet të bëjë diçka shteti, paratë s’na i kanë dhënë emrat, s’na i kanë shënuar”, thonë banorët.
Sipas tyre një pjesë e banesave të qytetit bregdetar janë rënuar dhe jo vetëm që nuk po gjejnë dot shtëpi se nuk ka, por dhe çmimet janë shumë të larta krahasuar me vlerën e bonusit.
“Ne nuk dimë ku të shkojmë, pa gjetur shtëpi ku të shkojmë ne? Tani nuk gjen shtëpi”.
Kjo zonjë me burrin invalid që nuk lëviz dot as nga shtrati, tregon se si banesa e saj mori goditjen e parë në 21 shtator të 2019 dhe tërmeti i nëntorit e rënoi atë përfundimisht.
“Unë kam burrin invalid, të verbër, e kisha shtëpinë në katin e parë dhe në 21 shtator u prish. Nuk morën asnjë masë, tani nuk është më e banueshme”.
Aktualisht kjo zonjë thotë se qeveria paguan para për qëndrimin e tyre në hotel dhe vlera nuk është e vogël për sa kohë po jetojnë në restor, ndaj dhe kërkon që të shtohet masa e bonusit.
“Shteti për ne paguan një shyumë të caktuar. Duan të më nxjerrin jashtë nga hoteli por sa bosun më jep shteti për strehimin mua?”
Po edhe sikur të shtohet masa e bonusit të strehimit, shumë durrsakë do të mbeten pa shtëpi, pasi agjencitë imobilare në Durrës, sqarojnë se në treg ka më pak oferta se kërkesa.
“Oferta jonë është shumë e pakët meqenëse po kërkohen shumë dhe çdo dit. në zonën e Currilave kemi disa hyrje bosh, çmimet variojnë nga 25 mijë lek deri në 35 mijë lek. Shpresoj që të zgjidhet ky ngërç në këtë moment, sepse përditë kemi përplasje me zyrat tona të personave që kërkojnë shtëpi me qera”.
Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës mbetën pa streha rreth 10 mijë familje./abcnews.al