Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy viktima nga aksidenti në Cërrik/ Përplasen dy makina, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

schedule20:31 - 14 Korrik, 2026

schedule 20:31 - 14 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Cërrik-Mollas. Nga përplasja e dy automjeteve humbën jetën Qemal Çala 63-vjeç dhe Drilon Tabaku 22-vjeç të dy banorë të zonës. I plagosur ka mbetur shoferi i makinës tjetër që ndodhet në spital.

Dy viktimat kanë qënë duke udhëtuar në të njëtin automjet ndërsa mësohet se kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Mercedes Benz”-i dhe “Smart” janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë një manovër e gabuar gjatë lëvizjes, por pritet që hetimet e policisë të përcaktojnë dinamikën e saktë të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!