Apeli shtyn më 17 korrik shpalljen e vendimit për Ilir Selmanin, në rast se do të lërë apo jo në fuqi vendimin e dhënë më herët për dënimin e tij me 28 vite burg.
Çështja në shkallën e dytë të gjyqësorit është rikthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.
Ilir Selmani prej pak javësh ka dalë nga qelia dhe mbahet në masën e arrestit në shtëpi me mbikëqyrje policore.
Selmani është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për përfshirje në ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019, një ngjarje që u lidh nga hetimet me përplasjet mes grupeve kriminale.



