Procedurat filluan…
Albin Kurti ka nisur ftesa për tu takuar në kryeministri me krerët e partive opozitare: Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Aleancës.
Për takimin Kurti ka caktuar si vendndodhje kryeministrinë, ndërsa ende asnjë nga subjektet politike nuk ka deklaruar nëse do ti përgjigjen apo jo ftesës.
Gjithsesi, menjëherë pas këtij moment, PDK dhe LDK kanë mbledhur kryesinë pasditen e kësaj të enjteje.
Në PDK deputetet e rizgjedhur nuk kanë dhënë një qëndrim për ftesën e Kurtit, ndërsa në LDK duket se problemi është i dyfishtë.
Aty një pjesë e kryesisë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas rezultatit të 7 qershorit, që gjithsesi nuk ndryshoj shumë nga ai i 28 dhjetorit, ku kjo parti preku një nga rezultatet e saj më të dobëta që nga krijimi i saj.
KQZ certifikoj rezultatin e zgjedhjeve të mërkurën, gati një muaj nga votimet e fundit, ndërsa tani ushtruesja e detyrës së presidentes duhet të thërrasë seancën konstituive brenda 30 ditësh, teksa kushtetuta lë si afat fundor 7 gushtin.
Problemi kryesor vijon të mbetet: zgjedhja e kreut të ri të shtetit.



