Një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë autostradës Mamurras–Laç, në fshatin Gjorem, duke shkaktuar një re të dendur tymi të zi që është bërë e dukshme edhe për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ferra dhe shkurre pranë autostradës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Laçit.
Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera./abcnews.al



