Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari që bindi Amerikën: Flamuri gjigand rikthehet mbi urën ikonë të New York pas 50 vitesh!

schedule13:04 - 3 Korrik, 2026

schedule 13:04 - 3 Korrik, 2026

Një student me origjinë shqiptare po shkruan historinë në Shtetet e Bashkuara. Alesio Bejleri, i cili prej 10 vitesh jeton në Amerikë dhe studion Shkenca Politike, është nismëtari i rikthimit të flamurit gjigand amerikan mbi Urën Verrazzano në Nju Jork, një simbol patriotik që do të rikthehet për festimet madhështore të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
I lindur dhe rritur në Itali, djali i vetëm i një familjeje shqiptare, Alesio rrëfen se gjithçka nisi krejt rastësisht gjatë një vizite në muze. Aty mësoi historinë e flamurit gjigand që ishte vendosur mbi të njëjtën urë në vitin 1976, në 200-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës.

Një i moshuar i tregoi se kishte përshkuar qindra kilometra vetëm për ta parë atë flamur historik në Kaliforni, pasi ishte ruajtur si një relike e rëndësishme kombëtare. Pikërisht ky rrëfim u bë frymëzimi që Alesio të vendoste një objektiv ambicioz: rikthimin e flamurit ikonë për jubileun e ri historik të SHBA-së. Por rruga nuk ishte aspak e lehtë.

Për më shumë se një vit, ai zhvilloi takime, dërgoi letra dhe nisi një fushatë komunikimi me përfaqësues lokalë, institucione dhe politikanë amerikanë për të siguruar mbështetjen e projektit.
“Në fillim të gjithë thoshin se ishte një ide e bukur, por askush nuk vepronte. Pati edhe refuzime, por nuk u dorëzova derisa mora përgjigjen pozitive”, tregon ai.



Ndryshe nga instalimi i vitit 1976, flamuri i ri do të vendoset mbi një strukturë të posaçme çeliku, e projektuar për t’i bërë ballë erërave të forta që dikur e dëmtuan flamurin origjinal. Projekti synon të garantojë stabilitet dhe siguri maksimale gjatë ekspozimit.

Flamuri gjigand do të mirëpresë dhjetëra anije historike që do të hyjnë në portin e Nju Jorkut në kuadër të festimeve “America250”, duke u kthyer në një nga simbolet më të rëndësishme të 4 Korrikut dhe të kremtimeve të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!