Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë që është pjesa e dukshme

schedule10:14 - 3 Korrik, 2026

schedule 10:14 - 3 Korrik, 2026

Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te protestat e fundit qytetare në bulevard.

Kreu i qeverisë deklaroi se transformimi i administratës mbetet një proces kompleks, duke theksuar se sot vendi përballet me një sfidë të madhe përballë qytetarëve.

Duke komentuar tubimet, Rama tha se ka shumë për të reflektuar përtej asaj që e quajti “korja e zezë” e protestës, ku sipas tij janë mbledhur “të gjithë dështakët dhe zemërakët”. Megjithatë, ai vlerësoi shqetësimet reale të njerëzve si “ujin e pastër” të këtyre tubimeve, nga i cili administratës dhe politikës i duhet të nxjerrë mësime.



“Transformimi i administratës është një proces mjaft kompleks. Nuk bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz dhe po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtohemi se ligji i parë themelor i administratës sonë publike është aprovuar një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që në numrin e përgjithshëm të administratës kemi dhjetëra mijëra.

Ne kemi sot një kualitet të ri në administratën shtetërore, ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve. Duke qenë se jemi në një moment specifik, intensiv, të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni që të sjell këtu një episod nga shumë episode që ne po përpiqemi të lexojmë protestën e bulevardit. Përveç shqetësimeve të qytetarëve që unë e quaj ujin e pastër të protestës, nën atë koren e zezë ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët. Në atë rrjedhë ka shumë për të mësuar”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!