Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjeneralit Iranian Qasem Soleimani nga SHBA-të.
Rama shkruan se Shqipëria u distancua kohë më parë nga veprimtaritë e padrejta të Iranit, dhe se mbështet fuqimisht vendimin e Trump ndaj një aktivisti keqdashës të Teheranit.
“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit, kundër botës së lirë dhe u distancua qartësisht nga ajo, Shqipëria mbështet fuqimisht qëndrimin e @POTUS ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur përkrah me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë do të jenë në të njëjtin mendim”, shkruan Rama./abcnews.al
As a country which recognized a while ago Iran’s nefarious activity against the free world and took clear distance from it, Albania cannot but strongly approuve @POTUS stance towards a malicious activist of Teheran’s regime! We stand firm with the US and hope everyone does so????
— Edi Rama (@ediramaal) January 3, 2020