Flitej shumë për një largim të mundshëm të mbrojtësit Deian Boldor nga Partizani dhe mendohej se muaji janar do të ishte dhe muaji i “divorcit” mes mbrojtësit rumun dhe “Demave të Kuq”. Megjithatë, duket se nuk do të ndodhë kështu.
Në faqen e tij zyrtare në Instagram, mbrojtësi 24 vjeçar ka mohuar të gjitha zërat që e çojnë larg Partizanit, duke shkruar: “FK Partizani, mezi po pres të rikthehem”. Ky është një mesazh i qartë se mbrojtësi do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët e Shqipërisë, të paktën deri në muajin qershor.
Boldor erdhi si dëshirë e trajnerit Franco Lerda, me këtë të fundit që e shihte si lojtarin ideal për skemën e tij me tre qendërmbrojtës. Që nga largimi i Lerdës, hapësirat kanë munguar në formacion për Boldor, megjithatë, mbetet një nga lojtarët e rëndësishëm në prapavijën e “Demave”./.abcnews.al