Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer ka gati zëvendësuesin e tij. The Telegraph citon dy të preferuarit e trajnerit norvegjez dhe ata janë James Maddison dhe Jack Grealish.
I pari është 23 vjeç, luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe është një nga pikat kyçe të Leicester City. Maddison ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 4 asiste këtë sezon, teksa debutoi me kombëtaren angleze në fitoren e thellë kundër Malit të Zi me 14 nëntor.
I dyti është pjesë e Aston Villa dhe luan në rolin e fantazistit dhe sulmuesit të krahut. 24-vjeçari njihet për golat e bukur që shënon, teksa këtë sezon ia ka dalë të dërgojë 6 herë topin në rrjetë dhe numëron 5 asiste. /abcnews.al