Rama me peshkatarët e Durrësit: Së shpejti markata moderne

schedule14:30 - 23 Janar, 2018

schedule 14:30 - 23 Janar, 2018

Kryeministri Edi Rama është takuar në Portin e Durrësit me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha dhe Vlora. Kreu i qeverisë tha se së shpejti do të nisë ndërtimi i markatës moderne të peshkut edhe në këtë port.

 

Timonin kërkoi në fushatë, atë kërkon edhe në portin e peshkimit në Durrës.

Vetë peshkatarët thonë se në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit.

Nuk janë vetëm peshkatarët e durrësit por edhe ata të Shkodrës, Sarandës, Lezhës dhe Vlorës që kanë dalë të presin kryeministrin Edi Rama.

 

Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port,do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit.

Këto dhe objektivi  për dyfishimin e vlerës së eksporteve në 150 milionë euro në vitin 2021 kontribuojnë edhe në ekonominë e peshkatarëve pavarësisht bindjeve politike sipas kryeministrit Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!