Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë në Lushnje. Një 45-vjeçar vrau nënën me sqepar dhe plagosi babanë.
Pas rreth dy orësh kërkim autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua nga policia.
Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC News se dyshohet se ka pasur një konflikt në familje. Shkak i sherrit dyshohet se kanë qenë paratë.
Ndërsa i moshuari i cili mbeti i plagosur po transportohet në spitalin e Tiranës, për shkak të plagëve të rënda.
/abcnews.al/


