Nnë lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026, në Tiranë, policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Konkretisht, janë proceduar shtetasit:
S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç
Sipa policisë protestuesit kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.
Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet. Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.



