Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të digjet i gjithë Libani”, deklarata tronditëse e ministrit izraelit

schedule10:38 - 19 Qershor, 2026

schedule 10:38 - 19 Qershor, 2026

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të saj janë vrarë në jug të Libanit, humbjet e para që nga arritja e marrëveshjes SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Sipas ushtrisë, mes të vrarëve është edhe nënkoloneli Dor Gedalia Ben Simhon. Emrat e tre ushtarëve të tjerë do të publikohen më vonë.

Njoftimi erdhi pasi Izraeli deklaroi se kishte kryer sulme në jug të Libanit kundër Hezbollahut, të cilin e akuzon për “shkelje të përsëritura të armëpushimit”. Pas vrasjes së ushtarëve, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, bëri deklarata të ashpra, duke thënë se “i gjithë Libani duhet të digjet”.

“Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet t’ia bëjë të qartë botës se gjaku i bijve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë për pazare”, deklaroi ai.



Ben Gvir shtoi se i ka kërkuar kryeministrit një përgjigje shumë më të ashpër, duke thënë se “për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”.

“Mjaft me reagime të kufizuara. Në Lindjen e Mesme nuk fiton me përmbajtje, por duke goditur fort dhe duke shkatërruar terrorin”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!